Piloti i Ferrari po drejtonte në rrugët e Monakos makinën e Niki Lauda të vitit 1974, por humbi kontrollin

Charles Leclerc pati disa probleme, ndërsa ishte duke ngarë një makinë Formula 1 të vitit 1974 nëpër rrugët e Monakos gjatë fundjavës së Grand Prix Historik.

Piloti i Ferrarit po drejtonte makinën e vjetër të pilotit Niki Lauda një model 312B3, kur ai humbi kontrollin dhe u përplas me një mur.

24-vjeçari nga Monako nuk pati shqetësime fizike, por makina pjesë e rëndësishme e historisë së Formula 1 u dëmtua. Mjeti u prish në pjesën e pasme të makinës.

Kur ti mendon se tashmë ke gjithë fatin e keq të botës e pastaj të ndodh që të mos frenosh dot me një nga makinat më ikonike e historike të Ferrarit e Formula 1”, shkroi piloti i Kokëkuqes në Twitter pas incidentit.

Leclerc fitoi Pole Position në provat kualifikuese për Çmimin e Madh të Monakos në 2021, por u përplas përpara se gara të fillonte dhe pati të pamundur që të merrte pjesë. Gara u fitua nga rivali i tij për titullin kampion, Max Verstappen.

Klan News