Një incident

(nëse mund të konsiderohet i tillë)

me flamurin grek në një varkë në ishullin e Kretës, ka shkaktuar reagime dhe në qendër të vëmendjes janë vënë përsëri shqiptarët.

Disa nxënës francezë, që kishin udhëtuar drejt Kretës nga Franca, kishin ulur flamurin grek nga një shtyllë. Qytetarët e rastit fotografuan këtë moment, duke shkruar me zemërim në rrjetet sociale se pas këtij akti ishin shqiptarët. Kjo, e nxitur edhe nga klima tensionuese mes dy vendeve për shkak të ngjarjes me Kostandino Kaçifas. Mediat greke nuk hezituan ta pasqyronin lajmin, dhe pa bërë verifikimin më të vogël, shënjestruan shqiptarët si autorët e këtij incidenti.

Por, duket se kjo situatë është sqaruar. E përditshmja greke “I Efimerida” shkruan se personat që mendoheshin të ishin shqiptarë për uljen e flamurit grek, në fakt janë francezë, pjesë e një grupi prej 40 nxënësish që kishin shkuar në ishullin e Kretës.

Policia greke nisi hetimet pas bërjes publike të kësaj ngjarje dhe zbuloi se asnjë shqiptar nuk ishte i përfshirë. Shtypi grek shkruan se nga verifikimet rezultoi që as nxënësit francezë nuk kishin synim të përdhosnin flamurin e Greqisë, por dëshironin që ta merrnin si suvenir pas largimit nga vendi.

/tvklan.al