Një incident është regjistruar në Dropull me memorialin në nder të ushtarëve grekë.

Specialistët e Postës së Policisë Dropull kanë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pasi të premten, në fshatin Vodhinë, Dropull është konstatuar se kanë hapur memorialin e ngritur për nder të ushtarëve grek të rënë në luftën e dytë botërore.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./tvklan.al