Rama: Një ngjarje klinikisht e rëndë që kërkon solidaritet njerëzor

Kryeministri Edi Rama nuk mungoi në nisjen e procesit të vaksinimit anti covid, në shkollën “4 Dëshmorët” në kryeqytet.

Por ndryshe nga zakonisht, kryeministri u prit me thirrjet “Rama ik” të të rinjve të FRPD, zyrat e të cilëve u ndodhën shumë pranë me shkollën ku po kryhej vaksinimi.

Këtyre thirrjeve  kreu i qeverisë nuk ua kurseu një përgjigje ironike.

“Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq dhe do të na duhet të bashkëjetojmë për një fare periudhe. Mundin e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë”, tha Rama.

Incidenti në zyrat e FRD ku u përfshi dhe presidenti Ilir Meta, për kreun e qeverisë ishte një shfaqje klinikisht e rëndë që tregoi çrregullimin e kreun e shtetit.

“Më lejoni që mos të bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe që kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime mendore të dukshme”, u shpreh ai.

Një ditë më parë Ilir Meta u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake, të cilët kërkonin lirimin e zyrave të FRD-së.

Klan News