Ministri i Punëve të Brendshme në Kosove, Xhelal Sveçla, në një konferencë për mediat ka reaguar për ngjarjet që kanë ndodhur në Mitrovicë.

Sveçla është shprehur se operacioni i policisë, ku ka marrë pjesë dhe njësia speciale është  bërë kundër kontrabandës së mallrave.

Ministri ka njoftuar se 8 zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e tensionimit të situatës në veri të Mitrovicës dhe ka kërkuar që autorët të vihen para drejtësisë.

Kosova sfidohet seriozisht nga krimi, institucionet tona janë të angazhuara të sigurojnë një ambient të qetë. Aksioni i sotëm rezultoi i suksesshëm me konfiskim të mallrave dhe arrestim të kontrabanduesve të tyre e asnjëherë ndaj qytetarëve të tjerë. Tashmë keni informata se janë tetë zyrtarë policorë të lënduar, ftoj institucionet përgjegjëse të reagojnë karshi atyre që sulmuan zyrtarë”, u shpreh ndër të tjera ministri./tvklan.al