Pas incidentit të dhunshëm që ndodhi në stadiumin e Korçës ka reaguar në orën e vona të mbrëmjes së djeshme edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Federata thotë se incidenti në stadiumin e Korçës duhet të jetë një moment emergjent reflektimi përsa i përket sigurisë në stadiume dhe prezencës së policisë së shtetit në to.

Sipas Federatës, tensioni i prodhuar në Korçë nuk mund të përligjë në asnjë moment amendime ligjore të parakohshme dhe që lëkundin sigurinë publike në stadiume.

Federata e Futbollit kërkon reflektim të menjëhershëm të institucioneve ndërsa paralajmëron se do të shqyrtojë me anë të komisioneve të saj ngjarjen e ndodhur.

Tv Klan