Brataj: Orientojmë pacientët se në cilin spital duhet të paraqiten

Pas incidentit të ndodhur 2 javë më parë në Spitalin Qëndror të QSUT-së, Urgjenca Kombëtare po luan një rol të rëndësishëm në koordinimin e punës në spitalet në kryeqytet, por edhe ato Rajonale.

“Spostimin e urgjencave midis spitaleve universitare të Tiranës po ashtu edhe spitaleve rajonale që u bë si pikë referimi Memoriali që është i nivelit të tretë dhe spitali Rajonal i Shkodrës. Të gjitha urgjencat që i përkasin jugut Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Lushnjes dhe Beratit u drejtuan drejt Memorialit ndërsa sa i përket Lezhës, Kukësit, Tropojës drejt Shkodrës ndërsa pjesa tjetër drejt Tiranës ose me sakt drejt Senatoriumit dhe spitalit të Traumës.”

Megjithatë pavarësisht situatës së krijuar, puna në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka vijuar me një plan të ri masash për pacientet.

“Fatmirësisht shërbimet e tjera që kanë pak lidhje me urgjencën vazhdojnë të jenë me kapacitete të plota ashtu siç është kirurgjia e planifikuar që po vazhdon, biles ndoshta në fundjavë mund edhe të përgjigjet urgjencave kirurgjikale pra e shpërndan në tre spitale dhe jo në dy pasi ka një kapacitet pritës të madh sa i përket planifikimeve që janë gjatë javës ndërsa në fundjavë duke qenë se nuk ka planifikime dhe vetë QSUT është në gjendje që tu përgjijet urgjencave kirurgjikale duke ulur disi ngarkesën e dy spitaleve të tjera.”

Për të marrë shërbimin që u nevojitet, rekomandohet që qytetarët të telefonojnë Urgjencën Kombëtare pasi vetëm nëpërmjet këtij institucioni mund të drejtohen në spitalin përkatës.

Klan News