Presidenti Ilir Meta ka reaguar për incidentin e rëndë që ndodhi sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Presidenti në një postim në mediat sociale ka falenderuar të riun që neutralizoi 32-vjeçarin Arben Mema, i cili me makinën e tij u fut në shesh dhe tentoi të përplaste qytetarët që ishin aty.

Kreu i shtetit shton se  akti i të riut është një shembull për të gjithë.

“Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për aktin heroik të Klodianit, i cili shpëtoi sot jetën e dhjetëra qytetarëve dhe parandaloi një ngjarje tepër rëndë në Sheshin “Skënderbej”.

Sot në Ditën e Sovranit, të Demokracisë dhe të Qytetarisë, akti i tij është një shembull frymëzues për të gjithë! 🇦🇱“, është ky postimi i Metës./tvklan.al