Incidenti në xhirime që për pak i mori jetën

Incidenti në xhirime që për pak i mori jetën

23:15 10/09/2019

Jason Statham: E kujtoj ende, më bëri të vlerësoj jetën

Ndonëse kanë kaluar thuajse 6 vite nga aksidenti që aktori Jason Statham pësoi gjatë xhirimit të filmit “The Expendables”, ai moment ka mbetur në memorien e tij dhe i ka shërbyer për të reflektuar.

I pyetur gjatë një interviste se si ka vijuar jeta e tij pas atij momenti, ai ka deklaruar se ai aksident e ka bërë ta shohë botën me një sy tjetër, të vlerësojë më shumë jetën dhe njerëzit që e rrethojnë.

Madje sipas tij të gjithë kanë nevojë për një eksperiencë të tillë në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë vërtet vlerën e jetës.

Klan Plus

Të ngjashme