Një “mrekulli Krishtlindjesh” e kanë konsideruar mediat një incident të ndodhur në një qytet në perëndim të Gjermanisë.

Rreth 1 ton çokollatë rrodhi nga kamioni i një fabrike duke u përhapur nëpër rrugët e Werl. Shkak u bë një “defekt i vogël teknik”, në një kamion transporti të kompanisë DreiMeister. Për pasojë çokollata e shkrirë vërshoi nëpër rrugët e mbuluara nga akulli.

Teksa problemi teknik që çoi në derdhjen e çokollatës u zgjidh shpejt, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për rrugët e Werl. Më shumë se 25 zjarrfikës shkuan për të marrë nën kontroll situatën, pasi çokollata nisi të ngjiste në rrugë. Ata përdorën lopata e mjetet të tjera për të hequr ëmbëlsirën nga rruga.

Sipas asaj që shkruan “The Independent”, u desh gjithashtu përdorimi i ujit të ngrohtë në mënyrë që shkrinin çokollatën dhe të pastronin rrugën.

/tvklan.al