Incizimi i Xhaferit, heshtje në BDI




Incizimi i Xhaferit, heshtje në BDI

18:00 14/05/2022

Opozita, Mickoski: Turp të largohet, qeveria të reagojë

Kanë vazhduar edhe sot reagimet në lidhje me incizimin e publikuar ku pretendohet se, kryeparlamentari i RMV-së, Talat Xhaferi komunikon me një gjuhë të ashpër dhe ofenduese me punonjësit në Kuvend.

Por, edhe përkundër reagimeve të shumta në opinion dhe nga partitë politike në vend, nga BDI vazhdojnë të heshtin në lidhje me këtë. Klan Maqedoni tentoi të marrë përgjigje nga koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie, Arbër Ademi por ai refuzoi të përgjigjet.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski drejtoi sot kritika ndaj pushtetit që nuk kanë reaguar ndaj Xhaferit.

“As përgjegjësi, as dikush tha diçka, as mediat duhet ta pranojë nuk e vendosën atë në një nivel të lartë. Nëse ndonjë njeri ka problem me veten dhe me sistemin e tij nervor ka institucione të posaçme që kujdesen për atë, Kuvendi dhe të punësuarit aty nuk janë vende ku dikush duhet ta shërojë sistemin e tij nervor. Kështu që, ja do ta përfundojë siç edhe fillova, turpërohem që njohë njerëz të tillë në jetën time për shkak të natyrës së punës sime”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe sot ka refuzuar të komentojë këtë audio incizim. Sipas tij koment për këtë çështje duhet të kërkohet në Kuvend. Nga Aleanca për Shqiptarët e kanë quajtur sjelljen e Xhaferit mobing dhe sipas tyre, sjellje të tilla ka në shumicën e institucioneve.

“Për një kohë të gjatë, jo vetëm Xhaferi, por edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së i trajtojnë në mënyrë të njëjtë nëpunësit dhe qytetarët, ndërsa shpesh herë tentojnë të trajtojnë kështu edhe deputetët”.

Reagimet për dorëheqjen e Xhaferi vijnë pasi në media para disa ditëve u publikua një audio incizimi ku dëgjohen sharje dhe britma të cilat pretendohet se bëhen nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi drejtuar shërbimeve të Kuvendit.

Tv Klan













Të ngjashme