Indeksi i demokracisë, Basha: Shqipëria, një hap larg autoritarizmit

Indeksi i demokracisë, Basha: Shqipëria, një hap larg autoritarizmit

12:51 24/01/2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale thotë se indeksi demokracisë i EIU-së (The Economist Intelligence Unit) e klasifikon vendin tonë regjim hibrid, një hap larg autoritarizmit,.

Sipas Bashës, kjo ndodh për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

Ndër të tjera, kreu i selisë blu shprehet se Shqipëria ka shënuar përkeqësim në renditje, duke rënë nga vendi i 76 në të 79-n.

“Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes se keqe ku ka katandisur kjo qeverisje e dështuar vendin”, shkruan Basha në Twitter.

/tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi