Hado: Përfitues janë mbi 767 mijë individë, por edhe ata për herë të parë

Indeksimi i pensioneve në masën 8.6% për mbi 767 mijë pensionistë do të reflektohet që me 1 Tetor. Sipas kreut të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado përfitues do të jenë edhe ata individë të cilët marrin pensionin për herë të parë.

Duke filluar nga data 1 Tetor, të gjithë qytetarët shqiptarë që do të tërheqin këstin, do ta marrin të gjithë të indeksuar, pa bërë asnjë lloj kërkese, pa bërë asnjë lloj aplikimi pa sjellë asnjë lloj dokumenti. Dhe të gjithë pensionistët e rinj që do dalinnga 1 Tetori dhe në vazhdim pensioni i tyre do të llogaritet edhe shtesa.”

Hado jep edhe shembuj se sa është rritja tek pagesa e muajve në vijim për këtë kategori.

Nëse merrte 150 mijë Lekë të vjetra do të marrë 162.”

Edhe këtë vit në buxhetin e shtetit është parashikuar bonusi prej 5 mijë lekësh për festat e fundvitit.

“Do përgatitet vendimi në Nëntor dhe në 1 Dhjetor pensionistët bashkë me këstin mujor do marrin edhe bonusin”.

Kreu i ISSH-së foli edhe për marreveshjet për njohjen e kontributeve me Italinë dhe Greqinë ku përfitues do të jenë mijëra shqiptare.

“Me Italinë marrëveshja është përfunduar që vjet, është negociuar është dakordësuar. Nga pikëpamja teknike është çdo gjë e përfunduar. Tashmë është çështje e nënshkrimit nga qeveritë respektive. Bëhet fjalë për 530 mijë shqiptarë që kanë histori kontributive në të dy anët e kufirit. Me Greqinë jemi në fazën e diskutimeve teknike. Ne kemi bërë dy takime me kolegët tanë grekë në nivel teknik për të parë mundësinë e realizimit të një marrëveshje dhe fillimit të negociatave”.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore vendi ynë është në diskutime edhe me shumë shtete të tjera europiane për njohjen e kontributeve në vendet respektive.

Klan News