India ka aprovuar zyrtarisht edhe vaksinën e dytë anti-covid për përdorim në popullatë. Autoriteti Rregullator i Barnave i dha dritën jeshile vaksinës të prodhuar nga firma lokale Bharat Biotech.

Një ditë më parë, India aprovoi edhe vaksinën e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit.

Kryeministri i vendit e konsideroi një kthesë vendimtare aprovimin e dy vaksinave. Ndërkohë, autoritetet indiane po shqyrtojnë edhe dy vaksina të tjera për t’u aprovuar për përdorim.

India planifikon që të vaksinojë 300 milionë persona në harkun kohor të disa muajve nga popullsia e saj prej 1.3 miliardë banorë.

India është shteti i dytë në botë pas SHBA për numrin më të lartë të të infektuarve me mbi 10.3 milionë raste të Covid-19.

Vaksina e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksford po prodhohet në vend nga “Serume Institute of India”, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë. Kjo kompani thotë se po prodhon më shumë se 50 milionë doza në muaj. /tvklan.al