bond_007

Shumë erotik është cilësuar nga Komisioni Qendror i Çertifikimit të Filmave në Indi. Për këtë arsye autoritetet atje vendosën që filmi i fundit me Agjentin 007, “Spectre”, të censurohet.

Fragmentet kur James Bond interpretuar nga Daniel Craig puthet me Monica Bellucci dhe Lea Seydoux, janë hequr.

Anetarët e komisionit i quajnë të tepruara katër momentet e puthjeve shkruan e përditshmja indiane “The Times”. Për rregullat indiane filmi i Sam Mandes duhet parë nga të gjithë edhe nga fëmijët nën 12 vjeç, por vetëm nën shoqërinë e prindërve.

Edhe pse India i ka dhuruar botës të famshmën Kamasutra, ajo gjykon se puthjet e stërgjatura nuk janë të përshtatshme për popullsinë vendase.

Censurimi është konfirmuar edhe nga shtëpia prodhuese e filmit, Sony Pictures Entertainment. Ajo deklaron se fragmentet me puthje janë reduktuar në pak sekonda, bashkë me to edhe disa fjalë që Komisioni i Çerfitifikimit të filmit i cilësoi të pista. Prej sot “Specter” ka premierën e tij edhe në kinematë Indiane.

Tv Klan