Qeveria synon të zgjerojë edhe më shumë fushatën e saj të vaksinimit pas rritjes së të infektuarve

India po e shtrin fushatën e saj të vaksinimit edhe tek grupmoshat e reja. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se vaksinën do t’a marrin edhe ata mbi moshën 45 vjeç.

Qeveria njoftoi se të gjithë shtetasit e kësaj moshe, pavarësisht nëse kanë ndonjë sëmundje do të vaksinohen.

Fushata e vaksinimit në Indi ka filluar në 16 Janar. Kategoria e parë e grupit me përparësi përfshinte punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët e vijës së frontit.

Personat e moshës 60 vjeç e lart nisen që të vaksinoheshin gjatë shkurtit dhe marsit. Deri më tani në Indi janë vaksinuar mbi 1.74 milion njerëz. Rreth 67.5 milion doza janë administruar në Indi. Situata nga Covid-19 në Indi mbetet kritike. Vendi raportoi një rritje rekord të infeksioneve COVID-19 duke u bërë kombi i dytë pas Shteteve të Bashkuara që rregjistron më shumë se 100,000 raste të reja në ditë.

Shteti më i prekur në Indi, Maharashtra filloi të mbyllë qendrat tregtare, kinematë, baret, restorantet dhe vendet e kultit, ndërsa spitalet po mbingarkohen nga pacientët.

Klan News