Një numër shtetesh nuk do i vaksinojnë qytetarët pasi kanë sasi të pamjaftueshme të dozave

India do të fillojë vaksinimin e të gjithë të rriturve mbi moshën 18 vjeç mes një vale vdekjeprurëse të dytë të infeksioneve.

Por një numër shtetesh thonë se nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë vaksinat sepse nuk kanë sasi të mjaftueshme. Fushata e vaksinimit në Indi është në krizë në një kohë kur sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit është i mbingarkuar.

Vendi ka administruar deri më tani më shumë se 150 milionë doza vaksinash. Një vaksinë është zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit (Covishield) dhe tjetra nga firma indiane Bharat Biotech (Covaxin).

Pavarësisht nga një fillim premtues në Janar, fushata e vaksinave ka mbetur prapa. Dhe vendimi për ta zgjeruar atë në grupin më të madh të popullsisë së vendit 18 deri në 45 vjeç vjen edhe kur disa shtete raportojnë mungesë dozash.

Më shumë se 13 milionë njerëz në këtë grupmoshë janë regjistruar tashmë për doza, por një numër shtetesh nuk do të jenë në gjendje të fillojnë të vaksinojnë njerëzit. Mbi 120 milionë njerëz kanë marrë një dozë, dhe më shumë se 26 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht pasi kanë marrë dy doza. Por ekspertët thonë se India nuk ka gjasa të arrijë objektivin e saj për të mbuluar 250 milionë njerëz deri në Korrik, veçanërisht pasi rastet vazhdojnë të rriten.

Marrja e vaksinave ka qenë e ngadaltë për shkak të skepticizmit si dhe mungesës së vetëdijes tek të varfërit ose në zonat rurale. India nisi fushatën e saj të vaksinimit në 16 Janar, duke e kufizuar atë në punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe stafin e vijës së frontit. 

Klan News