Stuhia e dytë që prek vendin, mbi 1 milionë njerëz janë evakuuar

Një tjetër ciklon i fuqishëm shkatërroi dhjetëra mijëra shtëpi në Indinë Lindore duke lënë të pastrehë shumë njerëz.

Cikloni Yaas me erëra deri në 140 km/h përfshiu disa provinca pak ditë pasi stuhia e fuqishme Tauktae goditi bregun perëndimor duke shkaktuar evakuime masive mes një valë vdekjeprurëse të koronavirusit.

Nga stuhia e fuqishme  autoritete mbyllen aeroportin rajonal në qytetin e Kolkata.

Fenomeni natyror solli përmbytje të shumta edhe në zonat bregdetare e duke shkatërruar çdo gjë përreth. 10 persona u shpëtuan pasi anija e tyre u përmbys pranë bregut në rrethin Odisha. 

Ciklonet në Gjirin e Bengalit janë të zakonshme në këtë periudhë të vitit.

Zyrtarët e Odisha kanë pezulluar testimin dhe vaksinimin për shkak të stuhisë. Sipas meterologëve cikloni pritet të përfshijë edhe zonat e ulta në ditët në vazhdim.

Klan News