Vaksina “Zycov-d” duhet te merret me 3 doza për të qene efektive ndaj virusit

Rregullatori për ilaçe në Indi ka miratuar vaksinën e parë të ADN-së në botë, për përdorim emergjent kundër koronavirusit. Vaksina që duhet të merret me tri doza, ZyCov-D, ka parandaluar simptomat e sëmundjes në 66% të personave të vaksinuar, sipas një studimi të cituar nga kompania prodhuese.

Kompania planifikon të prodhojë 120 milionë doza të vaksinës në vit, kjo pasi vaksinat paraprake të ADN-së kanë funksionuar mirë te kafshët pas testimit të tyre.

India deri më tani ka dhënë më shumë se 570 milionë doza të vaksinave të miratuara Covishield, Covaxin dhe Sputnik.

Rreth 13% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 47% kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, prej nisjes së fushatës së imunizimit në muajin janar.

Kompania Cadila Healthcare, ka thënë se ka kryer testimet më të mëdha klinike për vaksinën në Indi, duke përfshirë 28,000 vullnetarë në më shumë se 50 qendra.

Faza e tretë e testimeve klinike është kryer në pikun e valës së dytë vdekjeprurëse të pandemisë dhe kompania prodhuese beson se vaksina është efikase edhe kundër varianteve të tjera të koronavirusit, përfshirë edhe variantin Delta.

Ekzistojnë një mori vaksinash të ADN-së në SHBA për përdorim te kafshët, përfshirë vaksinën për sëmundje të kuajve dhe kancerit të lëkurës për qentë.

Megjithatë, më shumë se 160 vaksina të ndryshime me ADN janë duke u testuar edhe në njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klan News