300.000 persona humbën jetën nga Covid, sistemi shëndetësor në kolaps total

Numri i personave që kanë humbur jetën në Indi nga COVID-19 ka kaluar 300,000 duke u renditur i treti në botë për nga viktimat pas SHBA dhe Brazilit.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 4,454 vdekje gjatë 24 orëve të fundit.

Rritja e infeksioneve ka bërë që India të shtojë përpjekjet për të siguruar më shumë marrëveshje me kompani te prodhimit të vaksinave.

Megjithëse Kryeministri Narendra Modi njoftoi vaksinim  për të gjithë nga 1 Maji, vendi ende po përballet me mungesë të tyre. Infeksionet ranë në qytetet kryesore, duke përfshirë kryeqytetin New Delhi dhe qendrën financiare Mumbai, ku janë vendosur kufizime për të ndaluar përhapjen e virusit.

 Për shkak të një sistemi të mbingarkuar të sistemit shëndetësor nga Covid-19 është shënuar një rritje te fataliteteve javët e fundit. Ekspertët thanë se festivalet fetare dhe tubimet e mbajtura në fillim të vitit janë bërë shkak për përhapjen e shpejtë të virusit. Ata theksuan se vaksinimet masive janë zgjidhja e vetme afatgjatë për zgjidhjen e situatës.

Klan News