Vala e tretë e Covid ka goditur shumë vende edhe pse procesi i vaksinimit po ecën me shpejtësi. India ka raportuar se në 24 orët e fundit janë zbuluar 115 mijë e 736 raste të reja me Covid.

Ku vend regjistroi një rekord të ri pasi shifra e 24 orëve të fundit është më e larta që nga nisja e pandemisë.  

India ka parë një rritje të shpejtë të rasteve Covid-19 që nga marsi. Të hënën, vendi raportoi 103,558 raste të reja, duke tejkaluar rekordin me 98,000 raste të regjistruara gjatë kulmit të valës së parë në Shtator të vitit të kaluar.

Përveç rasteve të reja edhe numri i viktimave është tepër i lartë, pasi janë regjistruar 630 humbje jete dhe numri total i fataliteteve që nga nisja e pandemisë është 166.177.

Për shkak rritjes së madhe të rasteve, qeveria ka vendosur disa masa kufizuese, ku shumica e qyteteve kanë orë policore dhe nuk lejohen grumbullimet./tvklan.al