Policia Kufitare në Qafë Thanë ka arrestuar një qytetar nga India, i cili tentoi të largohej nga vendi me pasaportë të falsifikuar. Në një njoftim për mediat  policia njofton se “shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë goditur dy raste të paligjshmërisë”.

Zyrtasisht njftohet se gjatë verifikimit të dokumentacionit qytetarit indian S. E., 28 vjeç, rezultoi se kishte paraqitur me një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar, e cila i ishte vjedhur një shtetasi tjetër indian.

Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota” të qytetarit nga Polonia M. M., 52 vjeç, iu gjet një armë gjahu tip pushkë (pneumatike) pa lejen përkatëse, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Pas verifikimeve u bë arrestimi në flagrancë të qytetarit nga India S. E., si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj M. M./tvklan.al