Mjeku Tritan Kalo është shprehur i indinjuar me aksionin e Teatrit Kombëtar, gjë që ka ngjallur reagimin qytetar duke u grumbulluar për të kundërshtuar këtë aksion.

Në një reagim në Facebook, Tritan Kalo kujton se jemi në kohë pandemie dhe beteja me koronavirusin Covid-19 nuk ka përfunduar ende.

Por sipas tij, dita e sotme shënoi në fakt edhe fundin e kufizimeve që janë ndërmarrë për të luftuar koronavirusin. Nga ana tjetër, sot është edhe dita e fundit e Teatrit Kombëtar.

“Dita e fundit e kufizimeve thelbësore në kuadër të masave në përballjen me sfidën ndaj Covid-19, por njëkohësisht edhe dita e fundit e Teatrit Kombëtar….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shembjen e tij???….Mos u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…Mos vallë ne ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotshme” të quajtur COVID-19?….

Mos vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësojë ata/ato që kanë humbur vendet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”….Zgjidhja ime nuk është marrë parasysh….Zgjidhja “tënde” nuk i pëlqen të gjithëve që frymojnë në këtë vend….Cila është zgjidhja e duhur?….Është sovrani ai që e vendos këtë gjë!!!….Të presim verdiktin e tij….Quo vadis Shqipëria ime”, shkruan mjeku Tritan Kalo. /tvklan.al