“Dua të jem mes 8 më të mirëve në xhudo”

Indrit Çullhaj arriti objektivin e vendosur disa vite më parë, pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike. Pas përfaqësimeve në turne ndërkombëtarë përfshi Botërorin dhe Europianin sportisti i Xhudos thotë se ftesa e marrë është e merituar.

“Në garën e fundit dola barazim me kampionin e Botës duke mos arritur të marrë pikët e nevojshme për kualifikimin dhe mendoj se është një ftesë e merituar”, tha Çullhaj.

24-vjeçari është shpallur disa herë kampion i Ballkanit dhe i është afruar medaljes në Kupën e Europës në Dubrovnik në dhe Lojërat Mesdhetare në Taragona ku u rendit i pesti 2018. Çullhaj tani kërkon të jetë mes 8 më të mirëve në olimpiadën që do të mbahet në Tokio.

“Përgatitjet po shkojnë mirë, pasi ushtrohemi 5 orë në ditë. Synoj të jem mes 8 më të mirëve”, tha ai.

Indrit Çullhaj do të zbresë në tatami më 25 Korrik për peshën deri 66 kilogramë.

Tv Klan