Sulmuesi shqiptar shënon edhe ndaj Rijekës kryesuese
Indrit Tuci është kthyer në liderin e Lokomotiva Zagreb këtë sezon ku ka edhe më shumë hapësirë.
Sulmuesi shqiptar realizoi edhe në përballjen me ekipin që kryeson renditjen e kampionatit kroat Rijeka që përfundoi në barazim 1 – 1.
Tuci u tregua i vëmendshëm në minutën e 27’ ku shfrytëzoi në pasim të gabuar të kundërshtarit, duke e kthyer në gol.
23-vjeçari është në kuotën e 5 golave në këtë kampionat, ndërsa sezonin më të mirë ishte i kaluari ku u ndal në 6 gola.
Indrit Tuci është aktivizuar në 10 ndeshje si titullar, ndërsa në dy raste si zëvendësues.
Te Lokomotiva Zagreb luan edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili është aktivizuar edhe me Kombëtaren A.
Tv Klan