Goli i dytë për futbollistin 19-vjeçar shqiptar

Lokomotiva Zagreb është kthyer në një strehë të lojtarëve shqiptarë. Indrit Tuci është njëri prej tyre. 19-vjeçari po gjen më shumë hapësirë këtë sezon dhe po bind me lojën e tij.

Sulmuesi hyri si zëvendësues në takimin me Varazdin, duke shënuar edhe golin që vendosi fitoren 2 – 1 të Lokomotiva Zagreb në kampionatin kroat. Një realizim me kokë, që erdhi pas bashkëpunimit me Myrto Uzunin. Indrit Tuci thotë se shpreson që të gjejë sa më shumë hapësirë te Lokomotiva.

“Dua të kem sa më shumë minuta me Lomomotiva Zagreb dhe më pas të kem mundësi të bëj hapin e madh. Trajneri është i kënaqur me mua, pasi jap maksimumin çdo ditë dhe në stërvitje.”

Për Indrit Tucin ishte goli i dytë me fanellën e skuadrës kroate të parin e realizoi në fushën e Istra më 27 tetor. Përveç Tucit dhe Uzunit te Lokomotiva Zagreb aktivizohen edhe shqiptarët e tjerë Enis Çokaj, Jon Mersinaj dhe Lirim Kastrati.

Tv Klan