Industria e duhanit po pëson ndryshime të mëdha



Industria e duhanit po pëson ndryshime të mëdha

16:00 24/03/2021

Pas rreth 30 vitesh pritet që duanpirja të zhduket në SHBA, pjesë të Europës dhe Amerikë Latine

Deri në vitin 2050 pritet që duhanpirja të zhduket në SHBA, pjesë të Europës, Australisë dhe zonave të mëdha të Amerikës Latine pasi shikohet një trend në rënie në dekadat e fundit, ka deklaruar Adam Spielman, analist në Citigroup.

Në tre dekadat e ardhshme sipas një analize të kryer ai thotë se përdorimi i cigareve në një numër vendesh në zhvillim mund të shkojë në zero ndërsa duhanpirësit ose do të lënë cigaren ose do të kalojnë në produkte alternative.

Studimi tregon se tashmë për kompanitë e mëdha të duhanit është e rëndësishme të gjejnë alternativa konkurruese të cigareve tradicionale. Lajmi i mirë është se numri i fëmijëve që aktualisht konsumojnë duhan ka rënë me pothuajse tre të katërtat në 20 vitet e fundit, përdorimi i duhanit tek burrat është në rënie për herë të parë në nivele rekord dhe shitjet e cigareve kanë parë rënie për dekada me radhë.

Kompanitë më të mëdha të prodhimit të cigareve tashmë kanë sinjalizuar se cigaret mund të fillojnë të dalin jashtë mode brenda një dekade. Trende që kanë filluar tashmë tu japin avantazhe duhanpirjes me pajisjen e saj me ngrohje dhe jo djegie të duhanit.

Nga ky studim përjashtohen vende si Kina, Franca dhe Rusia, ku konsumimi i cigareve tradicionale ka të ngjarë të jetë ende një gjë e zakonshme në vitin 2050. Megjithatë sipas Spielman Trendet aktuale nuk sugjerojnë një botë pa cigare fare.  

Klan News  







Të ngjashme