“Duhen laboratorë në dogana, ndërsa inspektorët të jenë në terren”

Shkeljet flagrante me sigurinë ushqimore që Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti në auditin e ushtruar në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, shihen me shqetësim nga edhe shoqata e industrialistëve ushqimorë. Në një intervistë për TV klan, Alban Zusi thotë se ushqimet janë jashtë kontrollit, për shkak se në kufi nuk ka laboratorë dhe se inspektoret nuk kryejnë kontrolle të mjaftueshme në terren me prodhimet vendase.

Alban Zusi, kreu i shoqatës së Industrialistëve Ushqimore: Nuk munden 300 inspektorë që ka AKU të kontrollojë të gjithë sistemin me mbi 20 mijë operator ushqimor. 80 % të AKU-su e ziejnë në pikat doganore dhe 20 në pikate brendshme, duhet të ishte krejt e kundërta.

Këtu ka një problem tjetër që lidhet ndoshta me disa minilaboratorë ose miniteste që duhet të bëhen disa herë në këto pika doganore kufitare  për garantuar moslejuar futjen ne treg  në treg të produkteve që pastaj bëhen të vështira për tu menazhuar. Në pikat doganore duhet të ketë mjedis të përshtatshëm për kontrollin fizik, pasi në portin  e Durrësit, më e madhja në vend, kontrolli fizik i produkteve të ngrira kryhet në 30 gradë celcius hapet kontenieri në mjedis të hapur, me pluhura dhe temperaturë të papërshtatshme, merren kampjionaturat në mënyrën joprofesionale dhe pastaj edhe rezultati i analizave është i papërshtatshëm”.

Kreu i shoqatës së industrialistëve ushqimorë thotë se problemi më  i madh qëndron tek mungesa e realizimit të analizës së riskut nga AKU.

“AKU kontrollon nga magazina në treg, por se çfarë ndodh para magazinës nuk e  di asnjë.  Shqipëria ende nuk po arrin të realizojë analizën e riskut në nivel kombëtar, kush janë produktet me risk dhe sa është ky risk  në bazë të tyre të  ndërtohet aksioni i AKU, por sot kemi një aksion të AKU që para disa vitesh gjobat më të mëdha ishin për etiketat e panotifikuara, tani e gjithë vëmendja e AKU është tek marketet e vogla që kanë përqendruar vëmendje tek licencat, ndërkohe që ne kemi problemet ë tjera, të mishit të vendit i cili shkon në thertore dhe nuk ka gjurmueshmëri, kemi probleme me perimet frutat që shkojnë në magazinë pa patur certifikatë nga agronomi se çfarë ka ndodhur me to”.

Mungesa e një laboratori reference në vend dhe ajo e bashkëpunimit me laboratorë të tjerë rajonal, sipas shoqatës së industrialistëve ushqimore, kanë sjellë kosto për konsumatorët dhe ekonominë.

Tv Klan