“Sjell më shumë drejtësi në lojë”

Lojtarë, trajnerë dhe ekspertë të futbollit kanë kritikuar VAR, si një element që ka shkuar përtej qëllimit të tij fillestar që ishte korrigjimi i gabimeve të qarta. Por presidenti i FIFA-s duke folur në punimet e asamblesë se Bordit Ndërkombëtar Të Shoqatave Të Futbollit e mbrojti sistemin.

“VAR po sjell me shume drejtësi. Po e bën lojën më të pastër. Po ndihmon arbitrat të marrin vendime të drejta. Besoj se të gjithë njerëzit e sportit duan të festojnë fitoren të bazuar në vendime të drejta dhe jo në gabime. Tashmë është e paimagjinueshme të mendosh futbollin pa VAR”.

Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave Të Futbollit, është organizmi që përmirëson, ndryshon apo propozon rregulla të reja të lojës. Infantino zbuloi se mund të ndryshojë rregulli i pozicionit jashtë loje.

“Po mendojmë për një rregull të ri sa i përket futbollit sulmues. Bëhet fjalë kur lojtari sulmues është paralel me mbrojtësin e fundit, por një pjesë e trupit të tij është jashtë, mund të mos konsiderohet offside por të lejohet vazhdimi i lojës”.

Futbolli por ndryshon, teknologjia po e bën atë gjithnjë e më pak njerëzor. Ky është mendimi i pjesës më të madhe të komunitetit të sportit më të dashur në botë.

Tv Klan