Kjo periudhë dhe temperaturat e larta shkaktojnë një sërë problemesh dhe infeksionesh që lidhen me sytë. Shumë individë shfaqin shqetësime të tilla si: sy të skuqur, lotim dhe dhembje të tyre.

Ekspertët japin disa këshilla për të parandaluar infeksionet e syrit.

  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë.
  • Mos përdorni lente kontakti gjatë notit. Nëse i përdorni gabimisht, merrni një palë të reja.
  • Mirëmbani higjenën e lenteve të kontaktit. Lani duart përpara se të vendosni dhe hiqni lentet.
  • Nëse përdorni biçikletën përdorni veshje mbrojtëse për sytë.
  • Nëse ndjeni ndonjë shqetësim në sy, kërkoni ndihmë mjekësore. Mos e mjekoni vetë.
  • Nëse keni kuptuar se keni infeksion përdorni ujë të zier ose të filtruar për të larë sytë.
  • Shmangni fërkimin e syve kur keni acarim të tyre./tvklan.al