Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin. Në botë rezultojnë zyrtarisht 500 mijë raste infeksionesh që janë rezistentë ndaj antibiotikeve.

Janë gjithnjë e më shumë njerëzit e prekur nga infeksione në dukje banale si

escherischia coli

,

stafilokoku e streptokoku

. Gjithsesi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i personave të goditur nga baktere të cilat janë bërë rezistonte ndaj antibiotikeve mund të jenë shumë herë më i lartë, pasi te dhënat e sotme i referohen vetëm 22 vendeve të analizuara, të cilat kanë ofruar edhe të dhëna të detajuara.

Në këtë analizë nuk janë numëruar rastet e rezistencës ndaj infeksionit të tuberkulozit dhe sipas të dhënave më të fundit që disponohen, vetëm në vitin 2016 janë regjistruar 490 mijë raste të bakterit që shkakton TBC që nuk reagonin ndaj ilaçeve.

Përdorimi i tepërt dhe pa kriter i antibiotikëve është kthyer në problem edhe në Shqipëri. Specialistë të shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin në mënyrë sistematike për përdorimin masiv të antibiotikëve si nga ana e vetë mjekëve, ashtu dhe nga farmacistët pa recetë.

Por antibiotikiët merren edhe në rrugë të tjera. Sipas tyre, konsumatorët shqiptarët marrin doza antibiotiku edhe nga qumështi, mishi dhe vezët, për shkak të injektimit të antibiotikut tek kafshët apo shpendët për shkak të sëmundjeve.

Tv Klan