Infeksioni që prek fëmijët në plazh dhe pishina

Infeksioni që prek fëmijët në plazh dhe pishina

10:43 08/09/2019

Ndonëse sezonit veror po i vjen fundi, pasojat në shëndetin e pushuesve nuk kanë përfunduar ende. Madje sipas dermatologes Violeta Dajçi situata paraqitet tepër alarmante sidomos te pushuesit e vegjël.

“Ekspozimi në diell, në pishina dhe në bregdet për shkak të ndotjes ka sjellë pasoja sidomos nga infeksionet bakteriale, të cilat prekin më së shumti fëmijët. Streptokoku dhe stafilokoku ka bërë që shumë fëmijë në këto kohë të jenë të infektuar.”

Por cilat janë simptomat e këtij infeksioni bakterial që ka prekur shumë fëmijë.

“Shfaqen si një njollë e kuqe. Duket si pickim në fillim por pastaj fillon e përhapet. Fillimisht në fytyrë pastaj në gjymtyrë, por ka dhe raste ekstreme deri në gjithë trupin sikur kam parë raste këto ditë. Ka dhe shumë kruajtje.  Vetëm dje unë kam vizituar 10 fëmijë. Kjo ndodh pasi përhapja është shumë e madhe.”

Një infeksion i tillë bakterial kurohet vetëm nëpërmjet antibiotikëve. Madje për këtë situatë mjekja dermatologe shprehet se virusi është fuqizuar dhe kërkon më shumë kohë për tu trajtuar.

“Do jo një, por dy ntibiotik. Kura mund të shkojë deri në 12 ditë. Pasi antibiotiku i parë nuk e shëron plotësisht.”

Por edhe tek të rriturit sezoni veror sjell një sërë pasojash në lëkurë. Kryesisht sipas saj janë ndryshimi i ngjyrës së lëkurës dhe kjo shpesh herë vjen nga myku.

Klan Plus

Të ngjashme