115 pacientë të shtruar, 5 të intubuar

Numri i të infektuarve me Covid vijon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe shtrimet në spital mbeten të larta.

Burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë thanë për Tv Klan, se në dy spitalët Covid janë të shtruar 115 pacientë, prej tyre 16 janë në terapi intesive dhe 5 të intubuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid-19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, ku tamponi ka dalë negativ dhe skaneri i mushkërive tregon vatra në pulmone.

Të shtruarit po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

TV Klan