Infektimet e Covid në rritje, po prekin edhe fëmijët




Infektimet e Covid në rritje, po prekin edhe fëmijët

18:20 24/06/2022

ISHP: Vaksinimet në grup-moshën 12-17 vjeç të ulëta

Kurba e infektimeve me koronavirus prej ditësh është në rritje. Ekspertët e shëndetësisë pohojnë se ata që po infektohen më së shumti janë të pavaksinuarit, mes të cilëve edhe fëmijët. Por prindërit vazhdojne të refuzojnë vaksinimin e tyre.

Rovena Daja: Kemi vetëm 2% te personave 12-15 vjeç që kanë bërë dozën e parë, 1% dozën e dytë, ndërsa 16-17 mbi 3% me 1 dozë 2,2% me dy doza, janë në përgjithësi fëmijë që kanë probleme. Ndërsa prindërit që fëmijët e tyre që i kanë të shëndetshëm në përgjithësi janë të rezervuar, por në fakt eksperienca botërore po tregon qe po preken dhe fëmijët dhe nuk po e kalojnë lehtë.

Moshat mbi 60 vjeç kanë përqindjen më të lartë të vaksinimit, ndërsa më e ulta është tek të rinjtë.

Moshat mbi 60 vjeç janë të gjitha mbi 70% me 1 dozë. Me dy doza mbi 80 vjeç është gati 70%, 70-79 është mbi 73%. Përqindjen më të ulët të vaksinimit e kemi tek moshat e reja 18-24 vjeç 36%  1 dozë, 33% dy doza, 25-39 vjeç mbi 50% me 1 dozë, 49,2 % me 2 doza.

Ekspertët apelojnë për vaksinim pasi infektimet pritet të rriten.

Çdonjeri mund të bjerë në kontakt me virusin sidomos tani që numri i rasteve po rritet dhe pozitiviteti është i lartë, nëse bie në kontakt dhe je i vaksinuar nuk paraqet shenja apo 1 dhe 2 ditë, nese je i pavaksinuar praqet situatë më të rënduar ndaj thirrja është të vaksinohen.

Vaksinimi në vendin tonë nis për të gjithë personat mbi 12 vjeç. Tek ata mbi 18 vjeç po aplikohet dozë e 3, ndërsa për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit po aplikohet edhe doza e 4.

Tv Klan










Të ngjashme