Gripi vazhdon të regjistrojë çdo ditë raste të reja. Vetëm në shërbimin infektiv, përgjatë 24 orëve paraqiten afro 100 persona të prekur nga virusi. Mjekja infeksioniste, Najada Çomo, na tregon se rastet e komplikuara mbahen në spital.

“Kemi 100 raste ato që i gjykojmë me komplikacione i shtrojmë 15 raste në ditë shtrohen, kemi raste sëmurë”.

Mjekët thonë se gripi është një virus qe zgjat jo më shumë 5 ditë me temperaturë të lartë, ndërsa shkakton edhe komplikacione tek personat që kanë në imunitet të dobët apo kane sëmundje kronike.

Injektimi i vaksinës mbetet forma më e mirë e mbrojtjes, dhe parandalimit të komplikacioneve. Deri më tani, Instituti i Shëndeti Publik ka konfirmuar 3 vdekje si pasojë e komplikacioneve.

Tv Klan