Infektohen me Covid dy hipopotamë në Belgjikë





Infektohen me Covid dy hipopotamë në Belgjikë

14:55 04/12/2021

Kafshët janë mirë, por nuk dihet si janë infektua. Mbyllet kopshti zoologjik

Dy hipopotamë në një kopsht zoologjik në Belgjikë janë testuar pozitivë me COVID-19 dhe janë në izolim, lajmin e njoftoi kopshti zoologjik, duke thënë se ishte hera e parë që virusi ishte shfaqur në speciet e kafshëve.

Laboratori Kombëtar Veterinar belg ka konfirmuar se në kopshtin zoologjik të Antëerp, hipopotami 14-vjeçar Imani dhe 41-vjeçari Hermien, janë infektuar me koronavirus.

Nuk është e qartë se si u infektuan, por të dyja kafshët janë ne gjendje te mirë shëndetësore, përveç që u rrjedhin shumë hundët. Të gjitha kafshët në kopshtin zoologjik u testuan për COVID-19 dhe nuk u gjet asnjë rast infektimi.

Zona ku ndodhen hipopotamët është e mbyllur për vizitorët dhe do të rihapet kur kafshët të rezultojnë negativ nga virusi. Rojet e kopshtit zoologjik kanë rezultuar negativ dhe duhet të mbajnë maska dhe syze sigurie, të dezinfektojnë këpucët përpara se t’u afrohen kafshëve.

Tv Klan













Të ngjashme