Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka rezultuar pozitive me COVID-19. Në një postim në mediat sociale, Denaj shkruan se pas testit ka rezultuar e prekur nga koronavirusi.

Ministrja shton se është izoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm për trajtimin e sëmundjes.

“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. 

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!”, shkruan ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Denaj nuk është ministrja e parë që preket nga koronavirusi. Më herët janë konfirmuar pozitivë ministrja e Insfrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Po ashtu COVID ka prekur dhe disa deputetë, ku aktualisht i sëmurë është Damian Gjiknuri. /tvklan.al