Infermierja infekton 9 mjekë e 4 pacientë

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është sot vatra kryesore e infeksionit të Covid-19. Nga 21 raste të reja të identifikuar në 24 orë të gjitha në Tiranë 13 persona janë infektuar brenda në QSUT.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv”, deklaroi doktoreshë Flutura Beqo.

Në rritje ka ardhur edhe numri i personave që kanë patur nevojë për hospitalizim. Nga 17 pacientë që ishin të shtruar një ditë më parë sot janë 25.

“3 janë në terapi intensive. Që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë janë infektuar 1050 persona, 250 prej të cilëve janë ende aktiv dhe burim infeksioni”.

Tv Klan