Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është infektuar me COVID-19 dhe është shtruar në spital. Mediat e huaja raportojnë se Zelensky vijon që të ushtrojë detyrat e tij nga pavioni i spitalit edhe pse gjendja e tij nuk është shumë e mirë.

Zelensky është shtruar në një spital në Kiev, ka thënë një zëdhënës i qeverisë për mediat vendase.

Ekziston një repart i specializuar me pajisje të nevojshme, nga ku presidenti mund të zhvillojë konferenca”, shtoi këshilltari, duke shtuar se Presidenti po kryen të gjitha detyrat e tij.

Presidenti Zelensky sipas mediat po kryen në mënyrë të rregullt karantinën, pasi as ndihmësit e tij ose anëtarët e familjes nuk lejohen ta takojnë.

Zelensky ka rezultuar pozitiv me Covid-19 që të hënën dhe ka thënë se ndihet mirë, pavarësisht se po vijon të jetë në spital./tvklan.al