Dërgohet për mjekim në Spitalin e Barit

Pas disa shqetësimeve shëndetësore, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra, rezultoi i infektuar nga virusi Covid-19.

Aktualisht gjendja shëndetësore e tij paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptomave tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.

Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin e Barit në Itali.

Tv Klan