Kancelari i Gjykatës së Tiranës, Donald Xhelili, është infektuar me COVID-19. Burime për Tvklan.al bëjnë me se Xhelili pas testit të kryer ka rezultuar pozitiv dhe tashmë ndodhet i izoluar në banesë.

Kancelari i gjykatës ndodhet ne gjendje të mirë shëndetësore, por i janë shfaqur disa simptoma të COVID.

Rasti i Xhelitit në Gjykatën e Tiranës, nuk është i pari, pasi më herët janë konfirmuar si të infektuar me COVID edhe disa punonjës të tjerë në këtë institucion.

Në institucionet e drejtësisë ka disa raste me COVID dhe prej ditësh disa gjykata kanë mbyllur dyert e po zhvillohen vetëm seancat që janë urgjente.

Ndërkohë që koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi, sot janë konfirmuar dhe 421 raste të reja./tvklan.al