Infektohet me COVID sulmuesi i Bayern Munchen



Infektohet me COVID sulmuesi i Bayern Munchen

09:20 21/10/2020

Koronavirusi nuk kursen askënd. Kjo çdo ditë e më shumë po vërtetohet nga rastet e reja që konfirmohen nga autoritetet shëndetësore.

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munchen, kanë bërë të ditur se sulmuesi Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv.

Në një njoftim në mediat sociale, Bayern shkruan se lojtari është mirë dhe është izoluar.

Serge Gnabry ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai gëzon shëndet të plotë dhe është izoluar”, bëhet me dije nga njoftimi i kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës./tvklan.al




Të ngjashme