Damian Gjiknuri është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti socialist nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se ka simptoma të lehta. Gjiknuri gjithashtu bën thirrje për respektim maksimal të këshillave të autoriteteve shëndetësore.

“Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet!”, shkruan Gjiknuri në postimin e tij./tvklan.al