Deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Alimadhi shprehet se 3 ditë më parë ka kryer testin ku ka marrë përgjigjen se është pozitiv me Covid-19.

Ai akuzon qeverinë duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, se struktura shëndetësore nuk funksionon dhe asnjë prej familjarëve të tij që kanë pasur kontakt nuk iu është kryer testi.

Ndër të tjera Alimadhi thotë se përgjigja që marrin nga mjekët është se në rast se kanë temperaturë, duhet të pinë paracetamol.

Sakaq, ai thotë se nuk ka pasur asnjë interesim nga strukturat përkatëse për gjendjen e tij dhe të familjarëve, ndërsa shton se kryeparlamentari Gramoz Ruçi është interesuar për ecurinë e shëndetit të tij, pasi e ka informuar për rastin. /tvklan.al