Merret tamponi për disa punonjës

 “Oficeri i informacionit pranë Policisë së Tiranës, rezultoi pozitiv me Covid-19. Pas simptomave të shfaqura disa ditë më parë, iu mor tamponi nga ku rezultoi pozitiv. Aktualisht qëndron i karantinuar në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore”.  

Punonjësi i policisë së Tiranës, për shkak të pozicionit që mban ka qenë në kontakt me dhjetëra kolegë e qytetarë. Alarmi për prekjen e drejtorisë më të madhe të policisë në nivel qarku ka bërë që tampononi të merret edhe për kolegët e efektivit me të cilët ka patur kontakte të shpeshta dhe dyshohet se mund të jenë infektuar me koronavirus.

Drejtoria e policisë ka hartuar një listë ku pritet t’i nënshtrohen testit të gjithë punonjësit e policisë që kanë patur kontakte me policin e infektuar. Paraditen e së enjtes janë dezinfektuar ambientet e brendshme të godinës ndërsa në hyrje është instaluar edhe një tunel që do të shërbejë për dezinfektimin e gjithë punonjësve por edhe qytetarëve që paraqiten për kallëzime apo shërbime të tjera.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se dyshohet edhe për një efektiv tjetër të infektuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ambientet e të cilës u dezinfektuan po ashtu gjatë së enjtes për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Tv Klan