Infermierë të diplomuar, por pa punë

Infermierë të diplomuar, por pa punë

20:54 22/08/2019

Vende të lira vetëm në fshat, por nuk preferohen

1600 aplikantë që kanë konkurruar për një vend pune si infermierë tashmë do e zgjedhin vetë ku duan të punojnë. Në një intervistë për Tv Klan, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se kandidatët për një vend pune si infermierë do të kenë mundësi të aplikojnë deri në tre njësi vendore dhe jo më në qarqe siç ka qenë më parë.

Mira Rakacolli, zv/ministrja e Shëndetësisë: Nëse në portalet e para infermirët, ose teknikët e tjerë aplikonin për një vend pune sipas qarkut pa e detajuar se ku, tashmë ata e zgjedhin vet se ku duan të konkurrojnë për një vend pune të përcaktuar. Pra nëse unë do të isha fituese në portalin e mëparshëm dhe kisha aplikuar për qarkun e Tiranës, unë mund të zgjidhja një ven pune sipas asaj që ishte deklaruar në cilindo njësi vendore që përfshihej në këtë qark, të Tiranës, Dibrës apo Durrësit. Ndërsa tani unë aplikoj për njësi vendore të përcaktuar, konkurroj për vendin bosh që është në Tiranë, po themi në Mat ose për vendin bosh që është në Shkozet. Nëse atij nuk i pëlqen alternativa e drejtë ka të drejtë ta refuzojë dhe pikët i mbeten për portalin tjetër

Edhe pse në të gjithë Shqipërisë  nuk rezulton asnjë vend i lirë pune për infermierë, zonat e thella vijojnë të paraqesin probleme

Mira Rakacolli: Probleme krijohen në zonat e thella malore jo nga mungesa e teknikëve, por nga mos dëshira për të punuar aty.

Tirana, Durrësi dhe Dibra mbeten njësitë vendore më të preferuara nga infermierët e rinj më 665 aplikime, e ndjekur nga rajoni i Vlorës, fierit dhe Gjirokastrës me 386 aplikime, më pas Elbasani, Korça dhe berati me 371 aplikime, dhe më pak interes për Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën me 174 aplikime.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT