60 infermierë shqiptarë u nisën këtë të hënë në Itali. Ky grup do të shërbejë në pjesën veriore të shtetit fqinj, aty ku lufta me Covid-19 është më e fortë se në çdo zonë tjetër.

Grupi i dytë i infermierëve u prit në Itali nga ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, i cili u përul para bluzave të bardha teksa zbrisnin nga avioni. Ai falenderoi kryeministrin Edi Rama, qeverinë dhe popullin shqiptar për këtë gjest solidariteti.

“Shqipëria ka demonstruar se janë miq të mirë dhe që kanë një solidaritet të madh”, tha Di Maio.

Ky grup infermierësh është i dyti i dërguar në Itali në ndihmën ndaj Covid-19. Disa javë më parë, 30 mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë për t’i ndihmuar në situatën me koronavirusin./tvklan.al