Gazetarja e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, Erisela Martini, ka qenë në ambientet e spitalit Infektiv në Tiranë ku ndoqi dhe pa rutinën e një infermieri gjatë orarit të punës. Ai quhet Daniel 36 vjeç, punon prej 13 vitesh si infermier dhe ka treguar si është një ditë pune në këtë spital dhe se si ka arritur të përballojë një vit kaq të vështirë me pandeminë.

Danieli ka rrëfyer edhe momentin më të vështirë që ka përjetuar në spital, ku humbi shokun e tij më të mirë prej 15 vitesh nga Covidi.

Danieli: Ky vit ka qenë shumë i vështirë si për stafin e mjekëve dhe të infermierëve sepse nuk e dinim se çfarë ishte Covidi dhe shumë njerëz thoshin si do shkoni ju për të punuar atje.

Gazetarja: Momenti më i vështirë cili ka qenë?

Danieli: Unë këtu në pavjon kam pasur një shok prej 15 vitesh të shtruar dhe ai nuk ia arriti t’ja dalë. Ajo ka qenë vështirësia ime më e madhe.

Gazetarja: I ke shërbyer ti?

Danieli: Po, kam qenë unë që i kam shërbyer deri në momentin e fundit por ai nuk ia doli. Ky ka qenë rasti më i vështirë për mua gjatë periudhës së Covidit.

Gazetarja: Frika më e madhe cila ka qenë?

Danieli: Ne shkonim nga puna në shtëpi, familjarët normalisht, unë kam dy fëmijë të vegjël, nusja, babi. E kishim të vështirë, por ishim të detyruar të vazhdonim punën dhe kryesorja ishte puna që kemi zgjedhur.

Gazetarja: Çfarë mësoi Danjeli nga ky vit?

Danieli: Kemi parë situata shumë të vështira, gjëra që nuk i kishim parë ndonjëherë në këto vite pune. Pacientët nuk shikonin familjarët e tyre me sy. Qëndronte 1 javë, 2 javë i shtruar dhe nuk arrinte dot të të fliste me familjarët dhe ne bëheshim dhe familjare dhe personel mjekësor. /tvklan.al