Edison Llyci, me profesion infermier dhe banor i fshatit Jub, Katund i Ri Durrës, ka punuar 3 muaj në Qendrën Shëndetësore verore të Gjirit të Lalzit. Ai është paguar me 340 mijë Lekë të vjetra, por tani nuk po mundet të marrë dietat, pasi i thonë, se nuk i takojnë, si banor i Durrësit. Sipas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë, Edisonit i takojnë 1 milionë e 800 mijë Lekë për 3 muaj.

Edison Llyci, denoncues:

Jam banor i fshatit Jub, Katund i Ri Durrës, kam punuar 3 muaj në Qendrën Shëndetësore verore të Gjirit të Lalzit nga data 1 Qershor deri në 1 Shtator dhe jam paguar me 340 mijë Lekë. Ndërkohë që has probleme me dietat që me takojnë. Me urdhër të ministres mua më takojnë, po has problem dhe nuk po gjej zgjidhje. I lutem emisionit “Stop” të më ndihmojë. Kur jam drejtuar në institucionet përkatëse më kanë thënë që jam banor i qytetit të Durrësit, ndërkohë që unë jam jashtë zonës së Gjirit të Lalzit, nuk kam lidhje fare. Ju lutem më ndihmoni. Duhet të marr 1 milionë e 800 mijë Lekë.

Në Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor na drejtojnë në qendrën shëndetësore të Ishmit. Drejtori i kësaj të fundit, Sofokli Gjoni,thotë, se Edisionit nuk i takojnë dietat, ndaj për zgjidhje duhet t’i drejtohet gjyqit.

Gazetarja: Unë kam ardhur me z. Edison Llyçi, që ka punuar si infermier në Qendrën Shëndetësore të Gjirit të Lalzit, por nuk ka marr pagesën, dietat.

Punonjësja: Ja kena sqaru zotërisë. Qendra Shëndetësore është drejtori më vete, ka drejtor, ka buxhetin e vet, ka ekonomistin e vet. Kjo pjesë duhet atje me drejtorin dhe ekonomisten e qendrës.

Qytetari: Këto këtu e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë: jepi lekët, si i takojnë.

Punonjësja: Tashi ne nuk detyrojmë dot qendrën të bëjë veprimin!

Punonjësja: Tashi, lekët, buxheti siç vjen nga Fondi, direkt përcillet në Qendër dhe Qendra e detajon. Nuk e bëjmë ne detajimin e Qendrës.

Gazetarja: Pra, nëqoftëse zotëria nuk gjen një rrugëzgjidhje me drejtorin e Qendrës, Fondi nuk ndihmon dot?

Punonjësja: E gjen zgjidhjen me drejtorin e Qendrës dhe me ekonomisten, sepse ato kanë një udhëzim dhe kanë pikat përkatëse.

Punonjësja: Ne kalojmë fondin, zbatimin e bëjnë ato.

Gazetarja ia drejtua edhe Drejtorise Rajonale të Shëndetësisë, Durrës. E gjithë situata e krijuar, lidhet me një vendim, që në pikën 4 e përjashton Edisonin nga përfitimi i dietave dhe në pikën 5 e përfshin. Vendimi mban firmën e ministres, njëkohësisht kryetare e Këshillit Admnistrativ, Ogerta Manastirliu.

Drejtori: Neve na vijnë 3 mjekë dhe 3 infermierë dhe për këta tërhiqet buxhet. Pastaj këta, kur vijnë, u themi bëni këtë dokumentacion dhe ai, që nuk e ka vendbanimin në jashtë rrethit të Durrësit, nuk merr. Është ligj kjo, kështu ka qenë çdo vit, më vonë, për ta ndihmuar, erdhi kjo shkresa. Ne nuk mund të të paguajmë jashtë shkresës.

Drejtori: Drejtori(Drejtori Rajonal i Shëndetësisë Durrës) ka thënë, që nuk i takon.

Gazetarja: Pse?

Drejtori: I përmbahen kësaj pikës së parë këta, për mbulimin e shpenzimit të transportit të ushqimit dhe akomodimit për infermierët  me vendbanim jashtë bashkisë.

Gazetarja: Lexoje pikën 5! Pagesa mujore prej 80 mijë Lekë do ta përfitojnë edhe mjekët dhe infermierët, që kontraktohen për sezonin veror, ose vendbanimi i tyre është jashtë zonës turistike…

Drejtori: Me miratim, rast pas rasti të Ministrisë së Shëndetësisë. Mua s’më dërgon tjetër shkresë Ministria.  Nuk ma mban pa një shkresë tjetër, si do ta paguaj?

Gazetarja: Kërkoni shkresë nga Drejtoria e Shëndetit Publik?

Drejtori: Po pra, unë s’e kam problem. Edhe sikur sot të më vijë shkresa, vetë e miratoj tek ata dhe i marr lekët, atje janë.

Drejtori: Unë ia kam thënë dhe Edit. Edo nga ne nuk ke gjë, të keqen vllai! I kam thënë dhe me email, ti po të duash hap proces gjyqësor!

Drejtori: Neve, nëqoftëse, na vjen një shkresë…

Gazetarja: Nga drejtori i Shëndetit Publik?

Drejtori: Nga drejtori i Shëndetit Publik, se ai e ka koordinimin me ministrinë. Mbaron, lekët janë atje, ku lëvizin.

Ekonomistja: Ne thjesht jemi zbatues.

Gazetarja e emisionit  “Stop” ju drejtua dhe Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Durrës lidhur me problemin e Edisionit. Nuk arrit të komunikonte me drejtorin, po plotësoi një kërkesë lidhur me vendimin nr. 9, mbulimi i shpenzimeve, pasi Edisonit nuk i japin dietat e merituara. Pika 4 e urdhrit bije në kondtradiktë me pikën 5 ku njëra i mundëson përfitimin e dietës, kurse tjetra jo. Të dyja janë firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

/tvklan.al