Një nënë u trondit kur pa se infermierja e cila kujdesej për binjakët e sëmurë i kishte lënë ata vetëm dhe kishte shkuar për kafe. Ana Trescec, nga Zagrebi në Kroaci, tha se dy binjakët e saj ishin lënë vetëm dhe askush nuk iu kishte ndërruar pelenat, raporton

Mirror

.

“Mbeta pa frymë dhe shumë e tronditur kur gjeta dy binjakët e mi, Fran dhe Filip të shtrirë në shtretërit e tyre dhe me pelena të lagura, ndërkohë që infermierja e cila duhet të kujdesej kishte dalë për të pirë kafe”. 

Binjakët 5 muajsh ishin shtruar në spital pasi ishin diagnostikur me sëmundje infektive dhe diarre.

Por, nëna nuk e la me kaq, ajo shkoi dhe u ankua tek drejtori i spitalit, i cili i kërkoi asaj falje. Nëna e dy binjakëve i tha atij se foshjnet e saj nuk kishin marrë kujdesin e duhur.

Ministria kroate e Shëndetësisë njoftoi se do të kryejë një inspektim të spitalit pasi fotografitë e binjakëve u shfaqën në mediat lokale. Foto gjithashtu shkaktuan një irritim shumë të madh tek qytetarë. Ana, ka një vajzë që vuan nga epilepsia./tvklan.al